ShowBiz
VIDEO| Një tjetër komedian i njohur sulmohet në skenë
Demokracia
10:48 | 04 Maj 2022

Share:

Një tjetër komedian i njohur David Chappelle, 48 vjeç është sulmuar në skenë teksa perforomonte në një shfaqje në Netflix në Los Angeles.

Videoja nga eventi i mbrëshëm tregon një burrë që ngjitet në skenë dhe sulmon komedianin para se të tërhiqet zvarrë nga siguria.

Jamie Foxx, i cili po e shikonte shfaqjen i veshur me një kapelë sherifi, nxitoi në skenë së bashku me sigurinë për të ndihmuar në ndalimin e sulmuesit.

Chappelle, i cili shkaktoi zemërim në komunitetin trans me komentet në një shfaqje në Netflix vitin e kaluar, dukej se nuk u lëndua nga sulmi pasi vazhdoi me shfaqjen e tij, duke bërë shaka: ‘Ishte një burrë trans ‘.

Ndërsa komediani Chris Rock, i cili performoi më vonë në Netflix në ‘Joke event’ i cili muaj më parë u godit me shuplakë nga Will Smith në skenën e ndarjes së çmimeve Oscars, doli duke bërë shaka:

‘Mos ishte Will Smith?’

Pamjet më vonë duket se tregojnë sulmuesin duke u trajtuar nga mjekët para se ai të dërgohej në spital me një ambulancë.

 

Të ngjashme