Lajme
VIDEO| Një gënjeshtër nga Arben Vitia: Misioni im si ministër ka mbaruar, nuk kthehem në ministri
Demokracia
21:37 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Më 1 tetor të vitit 2021, Arben Vitia kishte ofruar dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për Kryetar të Prishtinës. Ai, siç edhe deklaronte, këtë dorëheqje e dha për të mos u kthyer me në këtë dikaster qeveritar. Megjithatë, ndodhi krejtësisht e kundërta. Vitia sot e pranoi sërish detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. 

Për herë të tretë, Arben Vitia u emërua Ministër i Shëndetësisë nga Qeveria Kurti.

Një muaj pasi dha dorëheqje nga pozita e ministrit, Arben Vitia kishte thënë se nuk do të kthehej më në këtë dikaster. Ai kishte deklaruar se nuk kishte plan B për t’u rikthyer në këtë ministri.

Siç ishte shprehur Vitia, misioni i tij në Ministrinë e Shëndetësisë kishte përfunduar, shkruan Demokracia.com.

“Natyrisht që në asnjë rrethanë, unë nuk kam mundur dhe as nuk ia kam lejuar vetes, pavarësisht se më është kërkuar edhe nga disa persona në Lëvizjen Vetëvendosje që të largohem më herët (nga posti i ministrit), sepse e kam ditur që do të penalizohem vetëm me dy javë fushatë. Mirëpo, ka qenë e domosdoshme që kur të dal nga Ministria e Shëndetësisë, numrat o të jenë të ulët ashtu siç ishin, mirëpo edhe sipas standardeve të OBSH-së dhe të ECDC-së, situata me pandeminë të jetë në kontroll. Çdo punë që e kam bërë jam përkushtuar deri në sekondën e fundit që e kam bërë në atë punë. Në momentin që kam dhënë dorëheqjen, nuk ka Plan B më për t’u kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata që më njohin, e besoj më njohin edhe qytetarët, misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbaruar. Tani jam qind për qind dhe plotësisht i fokusuar në fushatën për Prishtinën dhe mendoj se ashtu do të jem i fokusuar në secilën detyrë, sepse kështu mendoj se mund të shtyhen gjërat përpara”, ishte shprehur Arben Vitia në emisionin “Context” të ATV-së.

Ndërkohë, pasi humbi zgjedhjet lokale, Vitia në mars filloi punën si menaxher në laboratorin “Olive”, por edhe këtu u angazhua në kundërshtim me ligjin, pasi angazhimi i tij përbënte konflikt interesi. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme