Lajme
Video nga vendi i ngjarjes ku një person vdiq në veturën që u dogj në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Demokracia
19:57 | 07 Shkurt 2022

Share:

Një person ka humbur jetën si pasojë e djegies së një veture në një pompë të benzinës në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe thotë se edhe një tjetër person ka mbetur i lënduar.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhëtarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka . Për pasoje një person ka humbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë. Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!”

Më poshtë e gjeni videon e momentit të djegies së veturës:

 

Të ngjashme