Lajme
VIDEO| Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja – gjithçka që ndodhi në Kuvend
Demokracia
11:47 | 13 Korrik 2023

Share:

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të enjten, ku deputetët e pozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht mes vete.

E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja fotografinë e vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Më pas ka nis përleshja mes deputetëve dhe ministrit Hekuran Murati. /Demokracia.com/

Të ngjashme