Lajme
(Video) “Ne si institucione do t’i bashkërendojmë hapat…” | Konjufca nuk bëri asgjë pasi premtoi “mekanizëm legjitim për kontrollin demokratik” të Gjykatës Speciale
Demokracia
19:46 | 07 Dhjetor 2024

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka lënë në harresë “mekanizmin legjitim për kontrollin demokratik të Gjykatës Speciale”.

Konjufca kishte hedhur këtë ide pas vizitës që iu bëri ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë, shkruan Demokracia.com.

Më 21 qershor 2022, mediat raportonin se Konjufca kishte deklaruar publikisht se Dhomat e Specializuara kanë shumë defekte dhe asnjë mekanizëm kontrolli, siç rëndom ndodh me çdo gjykatë kudo nëpër botë.

Sipas tij, Gjykata Speciale është e mbyllur dhe ka nevojë për mekanizma të kontrollit.

“Ne si institucione do t’i bashkërëndojmë të gjithë hapat, ashtu që të mund të vijmë deri te një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik i kësaj gjykate. Askund në botë nuk ka gjykata, të cilat janë institucione absolute, të mbyllura, hermetike, të cilat bëjnë çfarë të duan. Gjithkund në botë, gjykatat i nënshtrohen një procesi, mekanizmave të kontrollit sa u përket të gjitha çështjeve, mbarëvajtjes së punës aty, sa u përket procedurave, pretendimeve për ndonjë shkelje eventuale”, kishte deklaruar Konjufca.

Pas kësaj deklarate, Konjufca dhe as institucionet e tjera nuk kanë bërë asnjë hap që të krijohet “mekanizmi për kontrollin demokratik” të saj. / Demokracia.com /

Të ngjashme