Lajme
VIDEO| Ndodh në Tiranë, “pacienti” tenton të vjedhë doktorin, “përleshen” para spitalit
Demokracia
11:38 | 15 Tetor 2022

Share:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Një 45-vjeçar ka tentuar të vjedhë një doktor në “Rrugën e Dibrës”.

Mësohet se ai ka tentuar t’i marrë mjekut me dhunë telefonin dhe një varëse

Në video janë kapur disa momente kur doktori “përleshet” me hajdutin në tentativë për t’i marrë sendet e vjedhura.

45-vjeçari ka tentuar të arratiset por më pas është arrestuar nga policët e komisariatit numër 4./Gazeta Express/

Të ngjashme