Lajme
VIDEO/ Moti i keq në Gjermani bllokon qarkullimin e transportit dhe fluturimet
Demokracia
12:54 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Në Gjermaninë jugor moti i keq është bërë shkak për për bllokimin e rrugëve dhe fluturimeve. Në Mynih rreth 160 fluturime u anulluan, sepse avionët nuk mund të ngriheshin apo uleshin, tha një zëdhënës i aeroportit për Agjencinë Gjermane të Lajmeve.

Shërbimi Kombëtar i motit i Gjermanisë parashikon vazhdimin e reshjeve të borës deri pasditen e sotme në pjesën më të madhe të Bavarisë, ndërsa në disa zona lartësia e borës pritet të arrijë në 30 deri në 40 centimetra, raportohet në media.

Për këtë arsye edhe sot priten probleme në aeroporte. Probleme ka edhe me linjat e autobusëve dhe tramvajit në kryeqytetin bavarez, të cilat u anuluan mbrëmjen e së premtes, për shkak të borës dhe ngricave.

Megjithatë, nuk ka pasur pothuajse asnjë aksident. Sipas një gazetari të Agjencisë Gjermane, pasagjerët e trenit nga Shtutgarti e kaluan natën në tren në stacionin Ulm për shkak të borës, ndërsa në Mynih zyrtarët e stacionit qendror hekurudhor vunë në shërbim të pasagjerëve një tren i cili më pas u anullua për të vijuar qarkullimin.

Bora ra edhe në Frankfurt dhe Berlin gjatë javës, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit regjistroi reshje të lehta bore ose temperatura të ulëta.

Të ngjashme