Nëpërmjet sistemit “Stugna-P”, trupat ukrainase shkatërruan një tank rus, njoftoi blogu i ushtrisë së Ukrainës, “Operativno_ZSU”.
Në pamje shihet një tank që po lëvizte disa metra larg, ndërsa me sistemin Skif, Ukraina e qëlloi me sukses, duke ia vënë flakën.
Гірські штурмовики показали момент пуску ракети за допомогою “Стугна-П”.🔥🔥🔥
Емоції безцінніhttps://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/gDv2OChPvN
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) March 15, 2023
Skifi, apo “Stugna-P”, është sistem ushtarak ukrainas, i prodhuar në vitin 2010. Ai është i projektuar për t’i shkatërruar objektivat moderne të blinduara me armaturë të kombinuar.
Skifët mund t’i shkatërrojnë objektivat e palëvizshme dhe ato në lëvizje. Qëllojnë deri në 5 kilometra largësi, e po ashtu edhe në 100 metra afërsi.
Drejtohen me sistemet manuale dhe automatike. Një i tillë mund të kushtojë të paktën 20 mijë dollarë.