Një punonjës i konviktit është ndaluar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj studentëve meshkuj në një konvikt privat në Esenler.
Pamjet teksa personi në fjalë dhunon studentët është publikuar në rrjete sociale.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se punonjësi i konviktit, i cili u konstatua se ishte i dhunshëm ndaj studentëve është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.
Në deklaratë theksohet se ka nisur një hetim administrativ duke caktuar një inspektor nga Drejtoria Krahinore e Arsimit Kombëtar. “Kjo sjellje që përfshin dhunë ndaj nxënësve tanë nuk është kurrë e pranueshme, e dënojmë me keqardhje”, thuhej tutje në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
Esenler’de bir cemaate ait olduğu iddia edilen öğrenci yurdunda çocuklara şiddet uygulandı: pic.twitter.com/elfJjD8vaw
— İstanbulPost (@istpost) March 24, 2022