Halil Bajramoviq, kryetar i partisë NIP në Bosnje e Hercegovinë ishte një prej pjesëmarrësve në incidentin e djeshëm që ndodhi në hotelin Holiday Inn, ku ndodhi një përleshje fizike mes tij dhe këshilltarin e një nga dhjetë kantonet në Bosnje e Hercegovinë, Sulejman Samargjiq.
Sot janë publikuar pamjet e përleshjes fizike, ku shihet Bajramoviq duke sulmuar fizikisht Samargjiqin brenda ashensorit, të cilin e godet tri herë me shuplakë në fytyrë.
“Nuk do të isha prezent nëpër studiot televizive po të kisha bërë një gjë të tillë”, tha në një intervistë Bajramoviq.
Ndërkaq deri më tani akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa viktima e këtij sulmi nuk ka pranuar të deklarohet për mediat boshnjake