Lajme
VIDEO| Momenti kur Policia e Kosovës e arreston një serb në Gazimestan
Demokracia
15:50 | 28 Qershor 2022

Share:

Nikola Nedeljkoviq, 20 vjeçar nga Beogradi, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës dhe nën pranga është shoqëruar për në Prishtinë, raporton Express.

Nedeljkoviq dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes dhe përçarjes në organizimin e “Vidovdanit” në Gazimestan.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë mediumi publik serb ka publikuar videon e momentit të arrestimit të Nedeljkoviq.

 

 

 

Të ngjashme