Një shofer në Florida kapi momentin kur një krokodil i madh ecte në mes të rrugës, duke e ndalur përkohësisht trafikun.
Daniel Kaufman tha se ishte duke vozitu në bulevardin Jacaranda në Venecia kur pa krokodilin në rrugë dhe u ndal për të bërë video.
Videoja tregon ndalimin e trafikut për krokodilin, të cilit i mungonte këmba e përparme e djathtë, teksa kalon rrugën.
“Ai po hyn nën kamionin tim”, thotë Kaufman në video.
Kaufman tha se ai mund të ndjente lëvizjen e kamionit të tij ndërsa zvarraniku masiv lëvizte poshtë tij. Ai tha se krokodili doli nga ana tjetër e kamionit dhe shkoi në anën e kundërt të rrugës.