Autoritetet ukrainase raportojnë se kryebashkiaku i qytetit të Melitopolit është rrëmbyer ditën e sotme nga trupat ruse.
Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Gershchenko njoftoi në kanalin e tij në Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.
Ai tha se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë.
The ?? presidential office reports that the Russian occupiers have kidnapped Ivan Fedoro, the major of Melitopol in southern #Ukraine. Security camera of the city hall seem to show the abduction. pic.twitter.com/KfaXFQttn0
— Mattia Nelles (@mattia_n) March 11, 2022