Në rrjetet sociale është shfaqur një video e sulmit të forcave ukrainase ndaj helikopterëve rusë, të cilët fluturojnë mbi territorin ukrainas që nga mëngjesi i sotëm, transmeton Demokracia.com.
Videoja e postuar në rrjetin social Twitter tregon një predhë që shpërthen pranë një prej fluturakeve ruse, e ndjekur nga përgjigja e helikopterëve rusë që vërshuan pozicionet e Ukrainës me të ashtuquajturat “karrem”, të cilat shërbejnë për të “mashtruar” raketat e lëshuara nga helikopterët.
Gjithashtu thuhet se videoja është bërë në afërsi të qytetit Vyshorod, i cili i përket zonës së Kievit. /Demokracia.com/
Russian helicopters being shot at by Ukrainian forces around Vyshhorod city in the Kiev Oblast . Flares can be seen deployed. pic.twitter.com/la8dQBa1Re
— CaucasusWarReport (@Caucasuswar) February 24, 2022