Lajme
VIDEO| Momenti kur Biden arrin në Belgjikë, mbahen tri samite të jashtëzakonshme
Demokracia
10:35 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden është pritur në zyrat qendrore të NATO-s në Belgjikë nga sekretari Jens Stoltenberg.

Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetin social Twitter, shihet pritja që i është organizuar Biden në prag të samitit urgjent, për shkak të situatës Rusi-Ukrainë, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden do të marrë pjesë në tre samite, ku do të takohet me krerët e NATO-s, G7 dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Biden do të jetë në Bruksel për diskutime me aleatët rreth hapit të ardhshëm në përgjigjen ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe pushtimit të tij në Ukrainë.

Takimi i parë është me liderët e NATO-s, ku pritet të ketë një angazhim për rritjen e dislokimeve ushtarake në krahun lindor të Evropës, raporton Skynews, përcjell Demokracia.com.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë vendosjen e katër njësive të reja luftarake në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki. Aleanca ushtarake prej 30 vendesh do të pranojë gjithashtu t’u dërgojë pajisje ukrainasve që mund t’i ndihmojnë ata të mbrohen kundër sulmeve biologjike, kimike dhe bërthamore ruse.

Takimi i liderëve të G7 dhe samiti i mëvonshëm me 27 vende të Bashkimit Evropian do të fokusohen në sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Vendet evropiane do të diskutojnë mënyrat e shkurtimit të varësisë nga gazi rus./Demokracia.com/

Të ngjashme