Lajme
VIDEO | Momenti historik i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Demokracia
14:33 | 17 Shkurt 2024

Share:

Kosova, sot feston ditëlindjen e 16-të. Të dielën e 17 shkurtit 2008, në orën 15:39, në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë.

Nga ai moment, Kosova u shpall e pavarur, duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor, shkruan Demokracia.com.

“Ne udhëheqësit e shtetit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, tha Thaçi.

Momenti i shpalljes së Pavarësisë

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.

Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

Të ngjashme