Lajme
VIDEO| Momentet e hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut drejt Koresë së Jugut
Demokracia
10:39 | 25 Mars 2022

Share:

Koreja e Veriut, dje ka hedhur raketën “balistike ndërkontinentale” më të madhe (ICBM) drejt Kores së Jugut.

Nisja e raketës u gjurmua nga ushtritë në Japoni dhe Korenë e Jugut. Pamjet e hedhjes së raketës shfaqen përmes një video të BBC, teksa duken momentet e nisjes së raketës.

Zyrtarët japonezë thanë se ajo fluturoi në një lartësi prej 6,000 km dhe ra në ujërat japoneze pasi fluturoi për më shumë se një orë. Sipas BBC udhëheqësi Kim Jong-un ishte ai që drejtoi testin e së enjtes dhe se arma ishte çelësi për të penguar luftën bërthamore.

“Kjo është një raketë e madhe”. Siç e përshkroi një analist: “Një raketë përbindësh”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut.

Hwasong-17 u zbulua për herë të parë në vitin 2020 në një paradë ku madhësia e tij kolosale befasoi edhe analistët me përvojë.

Të ngjashme