Kuriozitete
VIDEO| Momente kur një fokë sulmon një fëmijë në plazh
Demokracia
18:52 | 04 Janar 2023

Share:

Një fëmijë dhe një grua u sulmuan nga një fokë në një plazh në Afrikën e Jugut. Ngjarja ndodhi në një plazh të njohur në Cape Town.

Video e incidentit tregon njerëzit duke i thënë fokës “sa e lezetshme është”, përpara se kafsha të sulmonte. Një burrë dëgjohet duke bërtitur “Dil nga uji!” ndërsa foka po përpiqej të kafshonte një fëmijë.

Një tjetër grua u plagos nga foka kur u përpoq ta largonte pa sukses. Më në fund një burrë e hodhi kafshën tutje.

Autoritetet në Afrikën e Jugut thonë se ka incidente të tjera të ngjashme, raporton Daily Mail. /abcnews.al

Të ngjashme