Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se instituti që ai e drejton po e bën monitorimin sistematik të punës së Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për Demokracia.com, Miftaraj ka thënë se e kanë përgatitur raportin për njëvjetorin e punës së kësaj gjykate, ku do të publikohen edhe gjetjet e institutit nga monitorimi që i është bërë.
Drejtori i IKD-së ka thënë se nuk ka trajtim të barabartë të palëve në procedurë nga ana e Gjykatës Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është në gjendje t’i ofrojë gjithë dosjen avokatëve mbrojtës.
“Fatkeqësisht nuk po shohim një trajtim të barabartë të palëve në procedurë nga ana e Gjykatës Speciale. Kemi një Zyrë të Prokurorit të Specializuar, e cila si duket nuk është e përgatitur, nuk i ka kushtuar rëndësi dhe nuk e ka planifikuar strategjinë si duhet me rastin e ngritjes së aktakuzës“, thotë Miftaraj për Demokracia.com.
Sipas tij, aktakuza e rasteve kryesore ku prokurori nuk është në gjendje t’ua ofrojë gjithë dosjen avokatëve mbrojtës, të cilat janë me anonimizimin e personave që mund të jenë dëshmitarë apo viktima të krimit, në njëfarë mënyre është duke e zbehur besimin se kjo prokurori është duke i trajtuar në mënyrë të barabartë gjitha palët në procedurë.
Miftaraj ka shtuar se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Speciale, nuk e fiton besimin e publikut, sepse nuk kanë qenë të drejtë dhe të barabartë.
“Është një fazë e hershme e këtij procesi. Ne duhet të besojmë që kjo qasje do të ndryshojë, sepse në fund të fundit çfarëdo vendimi të merr kjo gjykatë, nuk e fiton besimin e publikut. Barazia në këtë procedurë gjyqësore nuk është garantuar dhe do ta zbehë çfarëdo vendimi të gjykatës”, ka thënë Miftaraj. /Demokracia.com/
Intervista me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj: