Kuriozitete
VIDEO| Meteori ndriçon qiellin e Anglisë
Demokracia
16:28 | 10 Janar 2023

Share:

Një meteor që mund të shihej me sy të lirë ndriçoi qiellin në të gjithë Anglinë.

Video të ngjarjes së raportuar të hënën në mbrëmje u shpërndanë nga Londra, Hertfordshire dhe Wolverhampton në West Midlands.

Met Office shkroi në Twitter në orën 20:15 (orë lokale): Raportohet për një meteor në qiell në Mbretërinë e Bashkuar,  nëse keni arritur të bëni ndonjë video, ne do të dëshironim ta shihnim atë.

Becky Roberts tha se ajo dhe familja e saj ishin në kopshtin e shtëpisë së tyre në Lichfield, Staffordshire kur e panë atë. Shikime u raportuan gjithashtu në West Sussex, Slough dhe Wiltshire. /abcnews.al

Të ngjashme