Lajme
VIDEO| Me fakte që i dinë edhe fëmijët, ish-kryeinspektori i AKI-së “iluminon” 12 ndjekësit e tij në Youtube
Demokracia
22:41 | 11 Maj 2023

Share:

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka nisur të bëjë “analiza të thukta” për Kosovën, Serbinë e deri në Ukrainë.

Burim Ramadani ka nisur ta incizojë veten, të recitojë para kamerës dhe ta hedh pastaj videon në Youtube.

Me entuziazmin e dikujt që mund t’i duket vetja sikur kushedi se cfarë po bën, Ramadani në këtë video duket plot vetëbesim se me përvojen e tij në AKI ka fituar mjaft njohuri sa për t’i dekonspiruar edhe lidhjet e Serbisë dhe Rusisë.

Që Serbia dhe Rusia janë aleatë, këtë tashmë e dinë edhe fëmijët në shkolla. Por, përtej kësaj, Ramadani në “analizën” e tij me zë dhe figurë, na tregon edhe pak gjeografi, ku gjendet dhe sa kilometra e ndajnë Serbinë dhe Ukrainën, shkruan Demokracia.com.

Madje, Ramadani që njihet për servilitetin e tij ndaj pushtetit të ri deri në ditën kur iu kërkua dorëheqja, na flet edhe për trimërinë e ukrainasve.

Ish-kryeinspektori i AKI-së duket qartë se nuk ka kurrfarë ekskluziviteti në ato që i reciton, porse i ka marrë nga lajmet që kanë qarkulluar për Serbinë.

Ai, po ashtu, i ka ligjëruar popullit edhe për Millosheviqin, Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin, të cilët njihen jashtëzakonisht mirë nga kosovarët.

Tërë këtë “analizë”, ai e ka postuar në kanalin e tij ku ka gjithsej 12 “subscribers”. /Demokracia.com/

Kjo është kryevepra “analitike” e Ramadanit: 

Të ngjashme