“Me qeverinë tonë Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës. Për vitin 2022 ndamë 2 milionë euro. Këtë vit të buxhetuar kemi 3 milionë euro”.
Kështu shkroi në Facebookun e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shmangur çështjen thelbësore dhe premtimet e mëdha që ua kishte bërë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mashtrimin e madh prej disa vitesh, se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të përfshihet në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti tani po mundohet ta zëvendësojë me lëmosha nga 2 e 3 milionë euro.
MASHTRIMET E KURTIT SE DO TA KUSHTËZOJË DIALOGUN ME SERBINË DHE DO T’I AVANCOJË TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
“Serbia duhet ta pushojë terrorin, shtypjen politike dhe shfrytëzimin ekonomik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Kosovën Lindore”.
Ky ishte njëri nga kushtet që opozitari Albin Kurti e ka përsëritur me qindra e mijëra herë, para se të bëhej kryeministër i Kosovës, shkruan Demokracia.com.
VIDEO:
𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎 | 𝐌𝐄 𝟑 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐎𝐍Ë 𝐄𝐔𝐑𝐎, 𝐊𝐔𝐑𝐓𝐈 𝐌𝐔𝐍𝐃𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐀 𝐌𝐁𝐔𝐋𝐎𝐉Ë 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐐Ë 𝐔𝐀 𝐁Ë𝐑𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑Ë𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐋𝐔𝐆𝐈𝐍Ë𝐒 𝐒Ë 𝐏𝐑𝐄𝐒𝐇𝐄𝐕Ë𝐒
𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭ë: https://tinyurl.com/2ukfbn2m
Posted by Demokracia on Sunday, March 31, 2024
Kushtëzimi që po kërkonte Kurti ishte një kritikë e madhe për Qeveritë e kaluara se në procesin e dialogut me Serbinë nuk po bënin asgjë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Por, kur Kurti erdhi në pushtet, ai nuk e kushtëzoi vazhdimin e dialogut as me çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe as me asnjë kusht tjetër që për një dekadë i premtonte me zë të lartë.
Çuditërisht, Kurti kishte marrë guximin për të bërë premtime për shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe nga pozita e tij si kryeministër.
Në fillim të vitit 2023, kur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte prezantuar kushtet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai kishte treguar se njëra nga gjashtë kushtet është reciprocitet në të drejta.
“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, kishte thënë Kurti.
Për këtë çështje, Kurti kishte takuar edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
Kurse, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kishte thënë se parimet e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet t`i prekin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në një interviste për gazetën Nacionale, para takimit Kurti-Vuçiq, ai kishte thënë se gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje, e cila vazhdimisht do të shkaktojë tensione mes të dy shteteve.
“Po dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe më tej këtë. Një marrëveshje me Serbinë do të bazohet në parimet që do të vendosen, sidomos për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ajo që kërkojmë ne është që këto parime të kenë vlerë universale, e jo të përcaktohen vetëm për një pjesë të Kosovës. Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të trajtojë çdo çështje diskutabile mes dy shteteve. Gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje, e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, prandaj ajo edhe duhet të trajtohet me këtë marrëveshje”, kishte thënë Kamberi.
KURTI NUK I PËRFSHIN SHQIPTARËT E LUGINËS NË MARRËVESHJEN ME SERBINË
Më 27 shkurt të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë arritur Marrëeshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve, që njihet si Marrëveshja Bazë, e një muaj më vonë më 18 mars 2023 në Ohër u dakorduan edhe për Aeksin e zbatimit të saj.
Pavarësisht premtimeve, askund në këto dokumente nuk përmendën shqiptarët e Luginës së Preshevës, statusi dhe të drejtat e tyre.
Me pak fjalë, Lugina e Preshevës, nuk ekziston dhe as që përmendet në këto dokumente. /Demokracia.com/