Lajme
(VIDEO) “Mbajtja e Kosovës larg Shqipërisë ëshë projekt i Serbisë” | Premtonin bashkim kombëtar, por Kurti dhe Konjufca përfundojnë duke ofenduar Republikën e Shqipërisë, nuk e ftojnë Ramën…
Demokracia
11:41 | 10 Qershor 2024

Share:

“Projekti i mbajtjes së Kosovës ndaras, veçmas nga Shqipëria është projekt kolonialist serb. Mbajtja e Kosovës ndaras nga Shqipëria është ajo që paraqet parakushtin e realizimit të aspiratave të Serbisë. Vetëm duke e mbajtur Kosovën të ndarë nga Shqipëria, Serbia i mirëban ëndërrat e saj për ta pasur Kosovën dikur si pjesë të saj”.

Kjo është deklarata e opozitarit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, e dhënë më 31 maj 2018, derisa po fliste për rëndësinë e afrimit më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.

Por, këtë mësim të vyer nuk po e ndjekë më Albin Kurti nga pozicioni i tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në fakt, Kurti po vepron pikërisht sipas asaj që e vërente asokohe, sipas të cilës “Projekti i mbajtjes së Kosovës ndaras, veçmas nga Shqipëria është projekt kolonialist serb”.

EDI RAMA VJEN NË KOSOVË, KONJUFCA DHE KURTI NUK E FTOJNË KRYEMINISTRIN E SHQIPËRISË NË SEANCËN SOLEMNE PËR TONY BLAIR

Më 10 qershor, rreth orës 11:00, Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë solemne, ku ish-kryeministri britanik i kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, mbajti një fjalim të fuqishëm para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë:

Miku i madh i Kosovës, Tony Blair me mesazhe të fuqishme: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë

Në këtë seancë solemne ku kishte shumë mysafir dhe e cila u kryesua nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mungonte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës nga Serbisë.

Pavarësisht se Rama ndodhet në Prishtinë, atij i është rezervuar një takim zyrtar vetëm nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por jo edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë:

Kurti vazhdon përçarjen kombëtare edhe në përvjetorin e çlirimit të Kosovës | As në një ditë me rëndësi të madhe për kombin, Kurti nuk takohet me Ramën

Të ngjashme