Këto ditë është fluksi më i madh i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës.
Përveç pritjeve të gjata nëpër kufij të ndryshëm, bashkatdhetarët kosovarë po maltretohen duke pritur edhe për sigurimin e veturave.
Edhe pse Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti kishte marrë vendim për lehtësira për sigurimin e veturave, në fakt Qeveria Kurti po rezulton se i ka mashtruar edhe bashkatdhetarët, pasi që ata po i detyron të paguajnë sigurimet, që më pas t’i rimburësojë.
Pamjet të cilat lexues të Demokracia.com kanë dërguar shihet se si po maltretohen mërgimtarët në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Përveç që në kufirin Kosovë-Shqipëri, pra Morinë-Vërmicë, nuk ka më kontrolle, bashkatdhetarët me pritje të tillë po përballen para zyrave të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Më poshtë ju sjellim pamje nga pika kufitare në Vërmicë. /Demokracia.com/