Auto&Tech
Video-loja Super Mario shitet për më shumë se 1 milion euro
Demokracia
14:01 | 13 Korrik 2021

Share:

Një kopje e video-lojës së ‘Super Mario 64’ është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë, duke thyer kështu rekordet e mëparshme.

Loja e vitit 1996 që është shumë e rrallë është nxjerr në ankand dhe vlera e saj arriti deri në 1.5 milion dollarë. Ndërkohë që shtëpia e ankandit tha se ka vetëm 5 kopje që janë në gjendje të mirë dhe mund të luhen ende.

Loja e ‘Super Mario’ është vlerësuar shumë nga publiku, por dhe nga kompanitë që merren me krijimin e lojërave dhe për të ka pasur gjithmonë vlerësime maksimale.

Super Mario është loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe shihet gjerësisht si loja që bëri revulocion në treg.

Më herët një kopje e kësaj loje është shitur në ankand për vetëm 13,200 dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme