Lajme
VIDEO| Lodrat e fëmijëve në parqe vazhdimisht të vandalizuara
Demokracia
18:42 | 11 Qershor 2022

Share:

Në shumicën e pjesëve të Prishtinës, këndet e lodrave për fëmijë nëpër parqe janë të dëmtuara.

Kjo vjen si pasojë e mos intervenimit të Ndërmarrjes Publike Banesore, për t’i rregulluar ato pasi që u ndërrua qeverisja e kryeqytetit, njofton Klan Kosova.

Banorët po duan që këto të sanohen sa më shpejtë e që fëmijët të kenë ku të luajnë, ndërkaq në NPB po thonë që do të intervenojnë shumë shpejt dhe prishje të tilla më nuk do të lejohen.

Të ngjashme