Lajme
VIDEO| Lirohet kryetari i rrëmbyer i Melitpolit, Zelensky flet në telefon me të
Demokracia
20:06 | 16 Mars 2022

Share:

Kryetari i Bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, është liruar nga robëria ruse, thuhet të ketë deklaruar Andriy Yermak, shef i zyrës presidenciale.

Mediumi Ukraine Now raporton në Telegram se Fedorov është liruar pasi ishte rrëmbyer nga forcat ruse më 11 mars.

Në një video e shpërndarë në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, tregonte Ivan Federovin duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet, në momentin e rrëmbimit.

Rrëmbimi i tij pati nxitur protesta të qytetarëve në qytetin e Melitopolit.

Po ashtu në një video të publikuar shihet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky derisa bisedon në telefon me Yermak. /Demokracia.com/

Të ngjashme