Tre burra me kombësi ruse kanë goditur me shqelma dhe grushta, për një minutë e gjysmë, një ukrainas i cili u kishte thënë “Unë jam ukrainas, lavdi Ukrainës” në një lokal në Torrevieja ku ai punon.
Abc.es shkruan se Garda Civile ka konfirmuar se po heton për këtë agresion brutal të tre personave, pa dhënë më shumë detaje për momentin, pas denoncimit të bërë nga Ruslan Povolyy, i cili është i sulmuari.