Lajme
VIDEO| Ky është sistemi antiraketor britanik që shkatërron objektet që fluturojnë me shpejtësinë e zërit
Demokracia
15:54 | 17 Mars 2022

Share:

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin e mbrojtjes raketore Sky Saber në Poloni, tha ministri i Mbrojtjes Ben Wallace gjatë një vizite në Varshavë. Vizita e tij vjen në një kohë kur NATO po lëviz për të forcuar krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Demokracia.com/

“Ne synojmë të vendosim një sistem kundërajror me rreze të mesme Sky Saber në Poloni dhe rreth 100 trupa. Kjo tregon se ne qëndrojmë pranë Polonisë dhe mbrojmë hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i ardhshëm nga Rusia,” tha Wallace pas takimit me homologun polak Mariusz Blaszczak.

Qeveria britanike e përshkruan Sky Saber si “sistemin më modern kundërajror”, i cili mund të godasë një objekt me madhësinë e një topi tenisi edhe nëse ai udhëton me shpejtësinë e zërit.

Sipas përshkrimit të Ushtrisë Britanike, ky sistem përbëhet nga tre komponentë: radari i mbikëqyrjes 3D, raketahedhës dhe pajisje kontrolli.

Sky Sabre lëshon raketa 99 kilogramësh që mund të fluturojnë me shpejtësi deri në 3700 kilometra në orë dhe do të lejojnë Poloninë të mbrohet kundër avionëve luftarakë, raketave dhe bombave. /Demokracia.com/

Të ngjashme