Lajme
Video| Kurti në BBC e quan Vuçiqin ministër i propagandës së Millosheviqit, por para një viti e kishte amnistuar nga krimet e Kasapit të Ballkanit
Demokracia
12:28 | 04 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vitin e kaluar në një intervistë e kishte amnistuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se edhe pse ishte ministër i “Kasapit të Ballkanit”, atë nuk e pyesnin. Këtë, Kurti e bëri për t’i justifikuar takimet e shpeshta që kishte me Vuçiqin. Por, i njohur për ndryshimin e qëndrimeve të tij, Kurti tash kur tensionet ne veri u rritën, u është kthyer deklaratave të tij populiste.

Veç një vit më pas, Kurti siç duket u pendua pas kritikave të mëdha që mori dhe në BBC tha sërish se Vuçiq ka qenë ministër i Sllobodan Millosheviqit, shkruan Demokracia.com.

“Ne konsiderojmë Amerikën dhe BE-në, botën perëndimore, si partnerë të padiskutueshëm. Por, ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Disa mund të komplikojnë, por situata është e thjeshtë”, deklaroi Albin Kurti.

Ndërkohë, vitin që shkoi ai e lironte Vuçiqin nga përgjegjësia për krimet e Serbisë në Kosovë. Në një bisedë në Qendrën Evropiane të Këshillit të Atlantikut, Kurti ishte tërhequr nga denoncimi që i bënte Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, në lidhje me të kaluarën e tij si Ministër i Informacionit/Propagandës gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai këto akuza i kishte bërë madje edhe pas takimeve që mbaheshin në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“E dimë shumë mirë që Presidenti i Serbisë ishte Ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marrë me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin. Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste.”, kishte thënë Kurti./ Demokracia.com/

Të ngjashme