Lajme
VIDEO| Kurti kishte premtuar se në SHBA do të qëndrojë dy javë, u kthye në Kosovë me vetëm një takim të parëndësishëm
Demokracia
12:05 | 30 Prill 2022

Share:

Kishte premtuar se në SHBA do të qëndrojë 10 ditë deri në dy javë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kthye në vendin tonë ende pa i mbushuar as katër ditë vizitë në këtë shtet aleat.

Kurti për vizitën në SHBA u pyet shumë, pasi që në opinionin publik ishin ngritur shqetësime për mungesën e saj, duke thënë se janë marrëdhënie shumë të rëndësishme, përcjell Demokracia.com.

Shefi i ekzekutivit vazhdimisht kishte thënë arsyetime të ndryshme, derisa kishte premtuar se po i përgatitet një agjendë me takime të shumta dhe se nuk do të qëndrojë atje vetëm për tri ditë.

Në fakt, kaq zgjati vizita e Kurtit në SHBA, vetëm tri ditë. Kurti u kthye të shtunën nga atje, pasi udhëtoi gjatë së mërkurës, dhe ka zhvilluar vetëm një takim me një zyrtar amerikan, i cili nuk mund të thuhet se ka ndonjë rëndësi të madhe, raporton Demokracia.com.

Kryeministri Kurti është takuar edhe me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin ka biseduar disa herë edhe në telefon.

Në ndonjë takim tjetër, Kurti nuk u prit, por ai e priti dikë në Ambasadën e Kosovës në SHBA. Ai u takua me amerikanen Alice James, themeluesen e “Kosova Action Network” (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje, e që nuk ka ndonjë rol në administratën amerikane.

Siç duket mungesa e takimeve dhe agjendës të cilën e premtoi, Kurtin e ka detyruar që të kthehet në Kosovë, pasi ai sot ka marrë pjesë në homazhet për 23 vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra.

Presidentja Osmani në anën tjetër, ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të ndryshëm, por Kurtin nuk e mori me vete.

Kurti e Osmani të mërkurën morën pjesë në varrimin e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, raporton Demokracia.com.

Nga atje, kanë siguruar disa fotografi me sekretarin aktual, Antony Blinken e ish-presidentin Bill Clinton, por me këta dy, kanë pasur vetëm përshëndetje nëpër ambiente të Katedrales Kombëtare në Uashington, e jo takime.

Vlen të theksohet se të mërkurën, më 4 maj, Kurtin e  Vuçiqin, do t’i presë në selinë e tij në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme