Lajme
VIDEO| Kurti i ftoi në takim për nesër, refuzojnë veteranët dhe kërkojnë ndërprerjen e seancës
Demokracia
15:36 | 16 Qershor 2022

Share:

Veteranët e UÇK-së tashmë kanë marrë një ftesë nga kryeministri Albin Kurti për të biseduar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të takohen nesër me fillim prej orës 09:00 dhe të bisedojnë në lidhje me Ligjin për Pagën Minimale, raporton Demokracia.com.

Por, një ftesë e tillë është refuzuar nga veteranët, të cilët edhe kanë kërkuar që të ndërpritet menjëherë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin, ministrin e Financave dhe një anëtar të Komisionit për Buxhet dhe Financa, për takim në ora 9:00. Kjo ishte kërkesë e jona, është se ne takimeve nuk iu kemi ikur asnjëherë, por kërkesa jonë qysh në mëngjes ka qenë që të ndërpritet seanca. Dhe kemi thënë që të mos mbahen kurrfarë seancash derisa këta e kanë shkel ligjin, deri sa të ulemi e të bisedojmë e ta kthejmë ligjin në vend ne do të qëndrojmë këtu, këta duhet ta ndërpresin seancën e sotme”, ka deklaruar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL UÇK. /Demokracia.com/

Të ngjashme