Lajme
VIDEO| Kurti dikur: S’ka më Asociacion që e bosnjëzon Kosovën
Demokracia
10:28 | 28 Shkurt 2023

Share:

“E kam thënë edhe më herët, unë nuk kam qenë kurrë radikal për nga karakteri po për nga tema. Tash nuk jam radikal jo se jam bë kryeministër, po se nuk ka “Zajednicë” më këtu. Nuk ka “Zajednicë”, s’ka gaz lotsjellës. Nuk është çështje e karakterit tim, po e temës suaj”, kështu deklaronte kryeministri Albin Kurti në shtator të vitit 2022, gjatë një fjalimi të tij në Kuvendin e Kosovës.

Madje, Kurti kishte thënë se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar edhe tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Por, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serbë Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar me planin e propozimit evropian.

Edhe pse nuk përmendet me termin “Asociacion”, në njërën prej pikave të planit evropian thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën, përfshirë këtu edhe Asociacioni e cila u nënshkrua në vitin 2013, dhe më pas u miratua në Kuvend.

“Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.”, thotë pika e 10 e këtij plani.

Megjithatë, kryeministri Albin Kurti mbrëmë zgjedhi të mos përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, lidhur me Asociacionin.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011, duke thënë se për këtë temë a folur.

Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Të ngjashme