Lajme
VIDEO| Kurti arrin te vendtakimi në Bruksel
Demokracia
10:09 | 14 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të vendi për t’u takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi është paraparë të nis në orën 10:00, raporton Klan Kosova.

Dy diplomatët evropianë fillimisht kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trepalësh.

 

Të ngjashme