Lajme
VIDEO| Kufiri Kosovë-Shqipëri kalohet pa asnjë kontroll
Demokracia
09:12 | 04 Korrik 2022

Share:

As kontroll pasaporte, as kontroll fizik i automjetit dhe asnjë lloj ndalese në kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga sot automjetet kanë nisur lëvizjen e lirë.

Një video mëngjesin e sotëm e ka postuar në Instagram ministrja e Turizimit dhe Mjedisit së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

 

“Mirëmëngjes me pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pa ndalesa, pa vonesa, pa humbur kohë sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është të shijojmë sezonin turistik”, shkruan Kumbaro.

Kufiri do të jetë pa kontroll deri në 30 shtator, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 20 qershor të këtij viti mes Shqipërisë dhe Kosovës, me propozim të kryeministrit Rama.

Për çdo fundjavë gjatë vitit dhe çdo festë zyrtare, kufiri do të jetë gjithashtu i lirë duke shmangur kontrollet burokratike dhe radhët e gjata.

Të ngjashme