Lajme
VIDEO| Kryeministri grek takohet me Kurtin e Osmanin, Gërvallës nuk ia zgjat fare dorën
Demokracia
12:04 | 19 Shkurt 2022

Share:

Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku janë takuar me disa përfaqësues të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar një takim edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitokasis, përcjell Demokracia.com.

Një detaj që është vërejtur nga ky takim është se lideri grek nuk i ka folur fare kryediplomates Gërvalla, duke mos ia zgjatur as dorën.

Kjo vërehet edhe në një video të publikuar nga Qeveria e Kosovës në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me Presidenten @vjosa.osmani dhe zëvendëskryeministren Gërvalla takuam kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Vlen të përmendet se disa javë më parë, Gërvalla zhvilloi një vizitë në Greqi, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, pas kthimit nga vizita atje, ajo deklaroi se “Kosova nuk e lut Greqinë që ta njoh pavarësinë e saj”. /Demokracia.com/

Të ngjashme