Krerët e partive opozitare tashmë kanë arritur në objektin e Presidencës së Kosovës për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Vjosa Osmani, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës.
Gazetari i Nacionales nga terreni, Oqean Dermaku, sjell pamjet në vijim:
Siç shihet, nuk ka arritur ende kreu i Vetëvendosjes, kryeministri në largim, Albin Kurti.
Takimi ishte paraparë që të fillonte në orën 13:00.