Lajme
VIDEO| Kosovarja vdiq nga Covid në Shkup, familja s’i subvencionohet
Demokracia
20:24 | 19 Mars 2022

Share:

Familja e viktimës M.M e cila e ka humbur jetën nga Covid-19 në 2020, nuk po mund të përfitojë nga masa e subvencionimi të Ministrisë së Financave.

Kjo për shkak se 56 vjecarja vdiq në njërin nga spitalet e Maqedonisë së Veriut, anise fillimisht u konfirmuar me koronavirus dhe u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Derisa në vendimin e MF-së thuhet se viktima nuk është gjetur ne listën e të vdekurve të IKSHPK-së dhe se familja nuk posedon një fletë-lëshim  të spitalit vendor, apo certifikatë të vdekjes.

Për këtë, kjo familje ka angazhuar edhe një avokat, ku ky i fundit shton se do ti ndjekin të gjitha procedurat ligjore ngase beson se është shkelur ligji penal për trajtim të barabartë të qytetarëve.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024