Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shoqata “Miqtë e NATO-s” organizoi, të mërkurën, aktivitetin “Kosova e falënderon NATO-n”.
Në këtë event, që u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, morën pjesë mysafirë dhe të ftuar nga kjo shoqatë, përfshirë zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Luca Piperni.
Në fillim u shfaq edhe një video dokumentar me pamjet nga viti 1999 të masakrave që pati kryer Serbia e më pas edhe të intervenimit të NATO-s, derisa u mbajt edhe një minutë heshtje.