Lajme
VIDEO| Kolonë deri në 4 kilometra në Merdare pas bllokimit të dy pikave tjera kufitare
Demokracia
07:29 | 01 Gusht 2022

Share:

Për shkak të barrikadave që serbët kishin vendosur në veri të vendit, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kishte bllokuar pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës për bllokimin e këtyre dy pikave kufitare, ka bërë që mërgimtarët të cilët pas përfundimit të pushimeve ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku jetojnë dhe veprojnë të krijojë kolona të shumta në pikat e tjera kufitare, shkruan Demokracia.com.

Në një video të siguruar nga Demorkacia.com, rreth orës 01:30 pas mesnatës, kolona në pikën kufitare Merdare kishte arritur deri në 4 kilometra.

Shumë bashkatdhetarë shihen duke pritur që të kalojnë nëpër këtë pikë kufitare.

Për më shumë shikoni pamjet e mëposhtme. /Demokracia.com/

Të ngjashme