Kolona të gjata të automjeteve ka në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovës ka shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kolona të gjatë deri në 100 metra janë shkarkuar në pikën kufitare në Jarinje, përcjell Demokracia.com.
Hyrja nga kjo pikë kufitare zgjatë nga 30-35 minuta, ndërsa dalja nga 5-10 minuta.
Ndërsa kolona në dalje të Jarinje janë deri në 20 metra.
Qytetarët përballen me pritje edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare. Kolonat në hyrje të këtyre pikave janë deri në 50 metra.
Te Dheu i Bardhë hyrjet zgjasin nga 10-15 minuta, kurse daljet nga 03-15 minuta. Kolonat në dalje të kësaj pike janë deri në 15 metra.
Pritjet për të hyrë në Merdare janë 10-15 minuta, daljet 05-10 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë./Demokracia.com./