Lajme
VIDEO | Koha kur Kurti i shante politikanët me xhipa, por nga dita që u bë kryeministër harroi të ecë në këmbë
Demokracia
19:50 | 28 Mars 2023

Share:

Videot e fjalimet nga arkiva, sot janë armiku më i madh i kryeministrit Albin Kurti.

Si opozitar ai kritikonte pushtetarët për çdo gjë, e më shumë për “xhipat e zi”, shkruan Demokracia.

Ndonëse,  në atë kohë bëhej se nuk e dinte se kjo ishte pjesë e protokollit shtetëror, sot Albin Kurti duket se ka harruar të ecë në këmbët e tij, ngado që shkon është i shoqëruar me “xhipa të zinj”, të cilët ai i kishte bërë si simbol i së keqes e korrupsionit në vend.

”Ata kanë xhipa, ne duam trotuare. Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar e xhama të errësuar, ku ai të sheh ty, e ti nuk e sheh atë. Nëse del prej xhipit atëherë të këqyr mrrolshëm truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë shumë arsye m’i ba diçka atij politikani, që ky po ia ruan veç trupin se nashta krejt çka ka me i rujtë është trupi se mendja i ka ikë moti.”, thoshte Kurti për pararendësit e tij.

E kjo video iu kujtua sot, kur në shënimin e përvjetorit të masakrës së Izbicës, që është një nga masakrat më të mëdha të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, ai shkoi me eskortën e tij.

Sot ra në sy masiviteti i eksortës, ku u panë disa vetura, përfshirë dy xhipa të zinjë, të cilët dikur Kurti i përqeshte e përçmonte.

E në ditët e para si kryeministër, Kurti ende i pamësuar me komoditetin e xhipit, bënte veprime populiste duke shkuar për në zyrë në këmbë. / Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme