Kuriozitete
VIDEO | Kishte veshur rroba banjo provokuese, rusja përplas në tokë të renë
Demokracia
21:03 | 01 Korrik 2023

Share:

Një grua në Rusi sulmoi në vajzë tjetër teksa kishin shkuar për të notuar në brigjet e lumit Vollga.

Sipas medieve ruse, shkak i sulmit ka qenë fakti se sulmuesja i ka konsideruar provokuese rrobat e banjos që kishte veshur vajza tjetër.

Siç shihet në video, gruaja, e cila gjithashtu kishte veshur rroba banjo goditi vajzën me grusht dhe më pas e kali për flokësh dhe e hodhi në tokë.

Përveç gruas së parë, në sulmin ndaj të resë ka marrë pjesë edhe një grua tjetër, e cila ka shkelmuar viktimën.

Sakaq, kalimtarët e rastit nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.

Pas bërjes publike të videos, nisi hetimi për identifikimin e dy femrave, ndërsa viktima ka ngritur padi ndaj tyre.

 

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024