Lajme
VIDEO| Kica-Xhelili e informoi me shkrim për dorëheqjen, presidentja Osmani rrezikon të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese
Demokracia
22:40 | 08 Shtator 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është duke e përfillur Kushtetutën e Kosovës.

Edhe pse ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo para se të bëhej presidente, Vjosa Osmani edhe nga Zyra e Presidentit po vazhdon të interesohet dhe të interferojë në zhvillimet e partisë që e krijoi.

Deputetja më e re e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka konfirmuar publikisht se për dorëheqjen e saj e ka informuar edhe me shkrim presidenten Osmani, duke e përfshirë kështu drejtpërdrejtë atë në zhvillime partiake.

Në këtë mënyrë, presidentja Osmani e ka shkelur nenin 88 të Kushtetutës së Kosovës, që përfshin papajtueshmërinë.

“Neni 88 [Papajtueshmëria] 1. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. 2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”, thuhet në këtë nen të Kushtetutës së Kosovës, i cili e kishte rrëzuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu, përcjell Demokracia.com.

Ndërsa, sipas nenit 83 të Kushtetutës, Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.

“Nuk më kujtohet kur, por e di se kanë qenë dy po tre takime që kam pasur me presidenten. Një herë ka qenë takimi kur i kam treguar se kam dhënë dorëheqje nga Guxo, pastaj ka qenë një takim i radhës kur e kam menduar ndarjen plotësisht nga Grupi Parlamentar dhe bashkëngjitëm në LDK dhe pastaj ia kam konfirmuar edhe me shkrim se do të bashkëngjitëm në LDK. Kjo pa qenë në domenin publik kjo informatë. Dhe jo vetëm presidentes, por edhe kryeministrit”, konfirmon Kica-Xhelili.

Pas largimit të Kica-Xhelilit, njëri prej kryetarëve të tashëm të partisë “Guxo”, Faton Peci, kishte dhënë edhe qëndrime partiake në prezencën e presidentes Osmani, duke postuar fotografi së bashku me të me mesazh politik për deputeten e larguar. /Demokracia.com/

Të ngjashme