Lajme
VIDEO| Kështu i përjeton Përparim Rama kubëzat në “Muharrem Fejza”
Demokracia
19:56 | 28 Mars 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në inspektim të kubëzave në rrugën shumë të njohur “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Mënyra se si ai i inspekton kubëzat është shumë interesante, sic edhe mund të shihni në videon që ai vetë e ka shpërndarë në Facebook.

Rruga “Muharrem Fejza” është bërë shumë e njohur në Kosovë për shkak të punimeve që janë duke zgjatur me vite aty, e që të kujton rrugët magjistrale Pejë-Prishtinë, apo Prishtinë-Mitrovicë punimet e të cilave janë duke zgjatur pafundësisht.

Komuna e Prishtinës sot po ashtu ka bërë punë të tjera që kanë ngritur vëmendjen e qytetarëve.

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës i ka ftuar qytetarët që t’i largojnë antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit.

Ato, Komuna e Prishtinës thotë se po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, për shkak dhe “gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë.

Të ngjashme