ShowBiz
VIDEO| Kendall Jenner filmohet duke ngjitur me vështirësi shkallët me fustanin e ngushtë
Demokracia
17:29 | 23 Maj 2022

Share:

Dasma e Kourtney Kardashian dhe partnerit të saj Travis Barker është ceremonia e vitit. Ajo po mbahet në Itali dhe është një promovim i fuqishëm në fillim të kësaj vere. Çifti i famshëm kanë zhvilluar dasmën e tretë në shtetin fqinj, ku morën pjesë familjarë të tyre.

Mes tyre edhe motrat Kardashian-Jenner që ranë në sy për ekstravagancën e tyre. Megjithatë për të shkëlqyer në dasmën e së motrës, ato duhet të përballeshin me vështirësi. Dhe këtë e ka dokumentuar milionerja Kylie Jenner në një postim në InstaStory. Ajo ka postuar një video të supermodeles Kendall e cila përpiqej të ngjiste shkallët me fustanin e saj të ngushë pas trupit.

Kylie Jenner dëgjohet në video duke qeshur teksa e motra ngjitet me vështirësi. Shikoni min 00:50.

Kjo është hera e tretë brenda një periudhe të shkurtër që Kourtney dhe Travis martohen.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024