Pas publikimit të videos së takimit dypalësh të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko, në rrjetet sociale u rizgjuan teoritë për gjendjen shëndetësore të liderit rus. Në video, ai vazhdimisht lëviz këmbët, prandaj në rrjetet sociale është spekuluar se ai mund ta ketë sëmundjen e Parkinsonit.
Gjendja shëndetësore e Putinit është gjithmonë temë debati, por video e takimit të tij me Lukashenkon ka shkaktuar spekulime të reja.
“A është ky kodi Morse?”, këshilltari ukrainas për punët e brendshme, Anton Gerashchenko, shkroi në Twitter së bashku me videon, e cila është parë nga më shumë se 9 milionë njerëz.
“Kur Putini është në Rusi, ai gjithmonë i ka këmbët poshtë tavolinës së tij, duke mbajtur një stilolaps për të fshehur dridhjet e tij. Ai është i ekspozuar në këtë karrige në mënyrë që të mos mund ta fshehë atë”, vuri në dukje një përdorues i Twitterit.
“Pavarësisht nëse është shqetësim apo gjendje mjekësore, nuk është sjellje normale”, shkroi një tjetër, i cili ka thënë se ishte kujdesur për babanë e tij me Parkinson për shtatë vjet dhe ishte në gjendje të njihte shenjat.
Sëmundja e Parkinsonit shkakton distoni ose lëvizje të padëshiruara të muskujve.
Putin’s feet during his meeting with Lukashenko.
Is this Morse code? pic.twitter.com/eRmvSBDQOn
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 17, 2023