Lajme
VIDEO| Jugu i Shqipërisë mirënjohës për turistët ukrainas, i mirëpret edhe si refugjatë
Demokracia
13:06 | 08 Mars 2022

Share:

Shtetasit nga Ukraina, në tre vitet e fundit, kanë qenë ndër turistët më të shumtë që kanë frekuentuar hotelet e Vlorës e deri në Himarë gjatë sezonit veror.

Këtë e ka konfirmuar kreu i operatorëve turistikë të jugut i cili shprehet se janë të paktën 25 mijë ukrainas që kanë pushuar në Vlorë dhe përgjatë bregdetit të jugut në vitet e fundit.

Fakti që këtë vit ata pritet të mungojnë për shkak të luftës i ka shtyrë operatorët turistikë që të shikojnë mundësi për të tërhequr turistë nga vende të tjera.

Por, në të njëjtën kohë ata i janë përgjigjur edhe thirrjeve të disa prej klientëve nga Ukraina të cilët kanë kërkuar ndihmë për akomodim e deri për punësim në Shqipëri.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në Shqipëri kanë hyrë disa dhjetëra shtetas ukrainas të cilët kanë ikur nga lufta, por pa kërkuar strehim apo akomodim pasi kanë shfrytëzuar pronat që mund të kenë blerë në bregdet ose kanë marrë apartamente me qira.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024