Lajme
VIDEO| Johnson i bën të qeshin Bidenin, Erdoganin dhe Stoltenbergun – kështu i drejtohet turqisht presidentit turk
Demokracia
16:05 | 29 Qershor 2022

Share:

Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Në një moment gjatë samitit, Biden është parë në disponim të mirë duke biseduar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Në një vide të publikuar në rrjetin social “Twitter”, dëgjohet teksa Johnson i kujton rrënjët e tij turke duke thënë: ‘Çok güzel’ (shumë mirë).

Kujtojmë se, Johnson, kishte folur në lidhje me origjinën e tij turke në një intervistë të vitit 2005 për BBC.

“Gjyshi i babait tim ishte turk, unë e dua Turqinë, por pala ime turke është e dobët”, tha ai.

Të ngjashme