ShowBiz
VIDEO| Johnny Depp pret vendimin e gjykatës për padinë ndaj ish gruas me një koncert në Londër
Demokracia
20:46 | 30 Maj 2022

Share:

Johnny Depp e ndërroi sallën e gjyqit me skenë muzike, dy ditë pasi që avokatët i thanë fjalët mbyllëse në gjykimin ndaj ish bashkëshortes së aktorit, Amber Heard, të paditur nga ai për shpifje.

Depp iu bashkua kitaristit të famshëm Jeff Beck, në skenë në Angli ku të dielën ai këndoi disa këngë në koncert.

Depp dhe ish bashkëshortja e tij Amber Heard janë duke e luftuar njëri tjetrin në gjyqin kontrovers që ka dominuar vëmendjen e mediave. Depp ka paditur Heard për shpifje pasi ajo kishte shkruar një artikull në gazetën e njohur amerikane “The Washington Post” ku kishte pretenduar se ishte viktimë e dhunës familjare më 2018’n. Ajo ishte divorcuar nga Depp më 2016’n dhe megjithëse nuk e kishte përmendur emrin e tij ai e ka paditur duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ai ka pretenduar se imazhi i pretenduar si abuzues i saj i ka humbur atij rolin e njohur në filmin e famshëm ‘Pirates of the Caribbean’ dhe prishur reputacionin e tij duke i humbur role të tjera profitabile.

Gjykimi që është transmetuar direkt ka mbledhur vëmendje të madhe jo vetëm në SHBA me incidente brenda që kanë zënë ballina.

Të premten juria ka dëgjuar argumentet e fundit nga avokatët e palëve dhe pritet të kthehen në gjykatë me vendimin e tyre.

 

Të ngjashme